Pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit është vendosur që të shkarhohet trajneri i deritanishëm i Feronikelit, Zekrija Ramadani.
Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.
Këtë e konfirmoi faqja zyrtare e klubit në Facebook.