DYLON

Në prag të Bajramit shpërndahen mbi 250 pako ushqimore për familjet në nevojë

Në prag të Bajramit shpërndahen mbi 250 pako ushqimore për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Sot, në prag të festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet degës së shoqatës humanitare “Bereqeti”, realizoi një aksion të gjerë bamirësie duke shpërndarë mbi 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, veteranët e luftës, shoqatën e të verbërve dhe kategori të tjera në nevojë.

Ky aktivitet humanitar vjen si shprehje e solidaritetit, përkujdesjes dhe përkushtimit institucional ndaj shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, me qëllim që gëzimi dhe begatia e festës së Bajramit të jenë të pranishme në çdo familje. Përmes këtij angazhimi u dëshmua edhe njëherë roli i rëndësishëm i institucioneve fetare dhe organizatave humanitare në kultivimin e vlerave të mëshirës, ndihmës së ndërsjellë dhe bashkimit shoqëror.

EkoHigjiena

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë kontribuuesit dhe mbështetësit, veçanërisht për Sh.B. “Bashkëveprimi”, Arsi Kola, Floil, Interex, si dhe donatorët e shumtë nga Sofra e Ramazanit, të cilët bënë të mundur realizimin me sukses të këtij aksioni humanitar. Lusim Allahun e Madhëruar që çdo kontribut të shpërblehet me të mira, begati dhe mirësi të shumta. /2LONLINE/