Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuersi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, kanë vizituar sot vendpunimet ku janë duke u bërë punët në zonën e Pozheranit.
Janë parë nga afër punimet që janë duke u bërë në pastrimin e përroskës “Gelbushi” që kalon në periferi të këtij lokaliteti, e gjithashtu është vizituar edhe rruga “Sabit Zuka” që është përgatitur për asfaltim.