DYLON

Në Pozheran është vënë gurthemeli i ndërtimit të ambulantes

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Basri Aliu me bashkëpunëtor, mjekë, dhe banorë të fshatit Pozheran, ka vënë sot gurëthemelin e ndërtimit të ambulantes në Pozheran të Vitisë cila do të ndërtohet me mjete të buxhetin komunal ndërsa vlera e ndërtimit të objekti është 223.071.96€.

Me këtë rast kryetari Haliti i uroj banorëve të këtij lokaliteti fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm duke theksuar se për momentin në këtë komunë është duke u punuar në shumë projekte.

EkoHigjiena

“Gjatë këtyre ditëve kemi rritur volumin e punëve, vlen të theksohet se për momentin jemi ndër komunat që kanë hapur më së shumti vend punishte konkretisht 60 sosh” u shpreh Haliti.

Për ndryshe kjo ambulant priet të ndërtohet me standarde bashkëkohore dhe do të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore në këtë Komunë. Ndërkaq banorët e Pozheranit e kanë mirëpritur këtë projekt, duke e vlerësuar të domosdoshëm.

Për ndryshe Pozherani është një ndër fshatrat më të mëdhenj në këtë komunë. Ndërkaq poashtu sot kreu i komunës ka vizituar në këtë fshat edhe shkollën e mesme ku janë duke vazhduar punimet në renovimin e saj, ku është bërë shtruarja e trotuarit deri në hyrje të shkollës si dhe rrugën bujqësore që është shtruar ditë më parë me zhavor. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.