Në Poliklinikën “Diagnoza”, qytetarët bëjnë testin për COVID-19, ja si dolën rezultatet?!

Në Poliklinikën “Diagnoza”, qytetarët bëjnë testin për COVID-19, ja si dolën rezultatet?!

“Poliklinika Diagnoza”, në Gjilan, është njëra nga institucionet që po ashtu është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.

Dr. Fatmir R. Parashtica, drejtor i Poliklinikës “Diagnoza” në Gjilan, në një prononcim ekskluziv për Portalin 2LONLINE.com, ka bërë me dije se qytetarët kanë filluar t’i bëjnë testet e tilla dhe se, në ditën e parë, veçse është treguar interesimi i tyre për ta bërë një test të tillë.

“Nga sot, ne në poliklinikën “Diagnoza” kemi filluar testimet, me metodën më bashkëkohore, të testit serologjik për SARS-COV-2 IgM dhe IgG. Janë kryer gjithsej 34 teste dhe se nga këto testime, janë 12 raste që kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë për 2LONLINE.com, Dr Fatmir Parashtica.

Ai tha se rezultatet, ashtu siç parashihet me ligj, iu janë adresuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). /2LONLINE.com/

KOMENTE