Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me 28 shkurt, rreth orës 09:35, në fshatin Pogragjë, Komuna Gjilan, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Gjilan, nga policia e Kosovës, njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, shqiptar shtetas i Kosovës, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar:
• një pistoletë ECOL MOD.92 PIRAT COMPACT, 9mm PA.MAGNUM
• një karikator i armës pa municion,
• dy karikatorë të armës TT të kalibrit 7.62 mm,
• 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
• 22 copë fishekë të kalibrit 12 GA,
• një pushkë e gjuetisë dy tytëshe
• një qese me guri kristalor që dyshohet të jetë substancë narkotike “Kokainë” me peshë 5.2 gr.
• tri qese të mbushura që dyshohet të jetë substance narkotike marihuanë me peshë 18.9 gr,
• 7 copë thika të ndryshme
• dhe dy paketime letër të quajtura “rizlla” që shërbejnë për mbështjelljen e duhanit.
•
“I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policor në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur zëdhënësi Hashani.