Në Përlepnicë të Gjilanit u mbajt manifestimi “Bashkë në vendlindje”
/2L ONLINE/ – Në fshatin Përlepnicëështë mbajtur mbrëmë manifestimi “Bashkë në vendlindje”, që i kushtohet diteve të kthimit të banorëve tëkëtij fshati në vendlindje pas dëbimi masiv te organizuar nga forcat militare e paramilitare serbe në vitin 1999.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, përfaqësues nga jeta politike, kulturore e shoqërore.
Në fjalën përshëndetëse, nënkryetari Kadriu tha se pushtuesi serb përdori më ç’njerëzore për ta shuar shpresën për liri por nuk ia arriti atij qëllimi.
“Pushtuesi serb u mundua në forma të ndryshme të na zhdukë nga faqja e dheut, përdori metodat më ç’njerëzore për ta shuar shpresën tonë për liri, pos tjerash duke na dëbuar nga shtëpitë tona me qëllim të tjetërsimit të tokave tona, por harruan se shpresën dhe vullnetin që një ditë të kthehemi përsëri këtu ku kemi lindur, nuk mund të na zhbëjnë”, u shpreh ai.
Në këtë manifestim, nënkryetari Kadriu ka kujtuar dëshmorët, të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit dhe kthimine shqiptarëve në shtëpitë e tyre.
“Uroj që shënimi i kësaj ngjarje historike të na shërbej për të mos e harruar të kaluarën për të qenë të bashkuar si çdoherëta ndërtojmë të ardhmen dhe të kujtojmë sakrificën e gjithë atyre dëshmorëve të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë dhe të kthehemi në shtëpitë tona”, ka shtuar nënkryetari Kadriu.
Në këtë manifestim nxenësit e shkollës “Skenderbeu” kanë argëtuar të pranishmi me pikat e shfaqura kulturore e artistike. Manifestimi synohettë bëhet tradicional./2L ONLINE/
