(2LONLINE) – “Nuk i friksohemi rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, sepse mobilizimi juaj dhe mbështetja kaq e madhe na siguron fitoren më 1 dhjetor. Këtë e them për atë që kemi ardhje masive nga të gjitha subjektet përfshirë edhe disa zgjedhës të LDK-së, që dëshmon se rruga drejt fitores sonë është edhe më e fuqishme që na ndihmon edhe neve në qeverisje që investimet të jenë sa më të mëdha në zhvillimin e Gjilanit”.
Kështu është shprehur para qytetarëve të Arbërisë, kandidati i PDK-së për kryetar komune Qemajl Mustafa, për të shtuar se ndjehet shumë mirë që po ndodh ky mobilizim kaq i madh i qytetarëve nga të gjitha partit politike për t’a mbështet PDK-në në balotazh, për një arsye të vetme; për ta ndal të keqen shumë të madhe që po i kanoset Komunës së Gjilanit me ardhjen në pushtet të LDK-së dhe Lutfi Hazirit, i cili mbahet në mend nga qytetarët vetëm për gjëra të kqija dhe të dhimbshme që i ka sjell për gjilanasit.
“Rezultati është i kthyeshëm, dhe ky mobilizim nga të gjithë elektorati i Gjilanit, i të gjitha subjekteve, do ta madhërojë fitoren e PDK-së. Votuesit që kanë votuar më tre nëntor për LDK-në, sot janë të zhgënjyer sepse përplot kandidatëve nga LDK, iu është zënë dera nga votuesit që ata u kanë premtuar para, vende pune e çka jo tjetër. Ne premtojmë qeverisje për Gjilanin bashkë me qytetarët, bashkë me ju, do të investojmë në secilën lagje për çdo vit me nga një projekt apo edhe më shumë varësisht prioriteteve. Investimet e Komunës janë investime të parasë së qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, me ardhjen e LDK-së në qeverisje, ta dini se Gjilani do të stagnoj në të gjitha fushat e zhvillimit të tij.
“Qytetarët e Gjilanit e njohin Haziri për shumë gjëra të kqija, siç është coptimi i Komunës përmes decentralizimit, ndërtimin e objekteve të larta pa leje ndërtimore dhe falimentimin pothuajse të të gjithë ndërtuesve, keqpërdorimin milionësh të fondit për tërmetin, klimën e rëndë politike dhe të sigurisë etj, por nuk mbahet mend nga askush për asnjë projekt madhor dhe të mirë të realizuar në Gjilan”, ka thënë Mustafa..
Përndryshe, drejtues të PDK-së kanë thënë se në këtë takim ishin të pranishmit nga të gjitha subjektet politike si nga AAK, VV, “Vatra”, PD, PSD, e që i kanë dhënë mbështetje PDK-se dhe kryetarit Mustafa, duke e informuar atë për dhjetra nënshtabe të themeluara dhe qindra aktivist të përfshirë për të punuar me qytetarët në teren në mbrojtjen e votës së PDK-së. /2lonline/