DYLON

Në PDK-në e Gjilanit qëndroi për vizitë komandati i LMT-së së KFOR-it. Albajrak

Në PDK-në e Gjilanit qëndroi për vizitë komandati i LMT-së së KFOR-it. Albajrak
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit të Degës së PDK-së në Gjilan me Misionin e KFOR-it për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), selinë e Degës sot e vizitoi, komandanti I LMT-së i ushtrisë turke në kuadër të KFOR-it, në Gjilan, kapiteni Buërra Albajrak, ka bërë të ditur, Shefik Surdulli, sekretar i Degës së PDK-së.

“Çështjet për të cilat biseduam, sipas interesimit të komandantit, Albajrak, ishin roli dhe ndikimi I PDK-së si parti që ka pushtetin qendror, në zhvillimet aktuale politike në Kosovë , e në këtë kuadër, biseduam edhe për rrjedhat aktuale politike, të sigurisë etj, në përgjithësi në Republikën e Kosovës si dhe ato të nivelin lokal”, ka thënë Surdulli.

Sipas tij, investimi i PDK-së si në nivelin qendror dhe atë lokal, ka qenë dhe është parësor për mirëqenien e qytetarëve të saj, për avansimin e një zhvillimi të gjithmbarshëm ekonomik dhe politik me orientime të qarta euro perëndimore duke respektuar kontributin e të gjithë miqve tanë, partner në zhvillimin dhe prosperimin e Republikës së Kosovës, në këtë plan.

EkoHigjiena

“Me këtë rast, në emër të degës së PDK-së, e falenderova për bashkëpunim, kapitenin Albajrak, duke shprehë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejm në interes të qyetarëve tanë dhe të komunës, gatishmëri kjo e shprehur gjithsesi edhe nga ana e z. Albajrak” ka thënë Surdulli i PDK-së së Gjilanit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.