DYLON

Në Pazar të Ri u promovua, monografia kushtuar Mumin ef. Halidit

Në Pazar të Ri u promovua, monografia kushtuar Mumin ef. Halidit
Avatar photo Redaksia

Në Pazar të Ri më 7. 06. 2024, nën organizimin e shoqatës ” Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me zyrën e Këshillit Nacional Shqiptarë në Serbi, u organizua promovimi i monografisë: Mumin efendi Haliti, gjykatës sheriatik i Novi Pazarit 1939- 1944.

Për herë të parë në histori në Pazar të Ri u promovua libri i parë në gjuhën shqipe, në cilën ngjarje mori pjesë edhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari.

EkoHigjiena

Për librin folën zyrtarja pran zërës së KNSH, zoj. Amina Nuraj, Prof dr. Hivzo Golosh, Mr. Ismet Azizi, kryetar i shoqatës ” Kosova për Sanxhakun”, autori Mr. Fejzullah Arifi, si dhe Prof Dr Rexhep Shkrijel dhe Prof, Riza Gruda, ish deputet në parlamentin e Serbisë dhe aktivist i PAD it (SDA).

E tërë kjo ngjarje e udhheqi në gjuhën shqipe dhe në gjuhën Boshnjake, Alija Manxhoviq, i cili posa ka filluar ta ndjek kursin e gjuhës shqipe, së pari online, mandej para dy javë edhe at intensiv nën udhëheqjen e profesoreshës Shpresa Ibishi, me prejardhje nga Mitrovica, njofton Ismet Azizi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.