Autoritetet policore kanë raportuar për një rast “lëndim i lehtë trupor”, duke bërë me dije se në fshatin Pasjak të Novobërdës, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin policor.