DYLON

“Në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të rezervuara për përfaqësues të Kosovës Lindore”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Lëvizja Vatra, ka kërkuar vende të rezervuara në  Kuvendin e Serbisë edhe për përfaqësues  për banorët shqiptarë të tri komunave  të Kosovës Lindore, Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Kushtrim Kadriu, nga sektori për Informim i  Lëvizjes “Vatra” thotë se po bëhen  13 vite  që minoritet në Kosovë janë të diskriminuar pozitivisht duke i lejuar pa drejtësisht  të përfaqësohen ne Kuvendin Republikës së Kosovës dhe ne Institucionet Qeverisëse të  vendit me vende të rezervuara në Parlamentin e Republikës së  Kosovës. Kjo praktikë duhet urgjentisht të ndryshohet, pasi që rregullat demokratike, e vet demokracia nuk e lejon  as një formë të diskriminimit as pozitiv e as negativ e mbi të gjitha nuk duhet lejuar të ndodhë një aparteid” sundim i pakicës mbi shumicën”.

EkoHigjiena

Lëvizja “Vatra” kërkon nga hartuesit e Ligjit Zgjedhor, që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duhet te jene të barabartë në përfaqësimin parlamentar.

“Lëvizja “Vatra” konsideron se Kosova ka kapërcyer fazën e tranzicionit, dhe tani është një vend i qëndrueshëm. Minoritetet në Kosovë tani janë të mbrojtura me kushtetutë, ligje, e mbi të gjitha janë  nen mbrojtjen dhe përkujdesjen permanente të institucioneve të Kosovës e Bashkësisë Ndërkombëtare”, thotë KAdsriu.

Sipas tij, duke ditur gjendjen e rendë diskriminuese të banorëve të Kosovës Lindore, shkeljet e drejtave të njeriut që ndodhin në gjitha segmentet e jetës, e ku se fundi për këtë gjendje alarmojnë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Vatra kërkon nga kryeministri Hashim Thaçi dhe Baronesha Ashton të kërkoj nga Kryeministri  serb Ivica Daqiqi, që gjatë bisedave që po zhvillohen në Bruksel që edhe në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të referuara për përfaqësuesit e Kosovës Lindore që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. /2lonline/