DYLON

Në objektin e Komunës së Kamenicës hapet një zyrë postare

Në objektin e Komunës së Kamenicës hapet një zyrë postare
Avatar photo Redaksia

Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Kamenicës, në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes kryeshefit ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, u jetësua edhe me përurimin e Zyrës Postare në një ceremoni festive të përgatitur nga Komuna dhe stafi i ri i Zyrës Postare në ambientet e Komunës.

Me ketë rast, kryeshefi Hoxha uroi qytetarët e Kamenicës që nga sot iu krijuan kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, ndërsa iu bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ta ndjekin e shembullin e Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovecit, për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare sa më afër qytetarëve.

EkoHigjiena

Posta e Kosovës, e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.