Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.
Autoritetet policore bënë me dije se njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Koretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës. Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar: D. K. (1995) dhe F. J. (1991). Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.
fotoilustruese