DYLON

Në një kafiteri luhej edhe KENO, loje fati e ndaluar në bazë të Kodit Penal të Kosovës

Në një kafiteri luhej edhe KENO, loje fati e ndaluar në bazë të Kodit Penal të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot rreth orës 13:25, Policia e Kosovës, zyrtarë policorë hetues nga stacioni policor i Kamenicës, përmes rrugëve operative kanë gjetur se në një kafiteri në fshatin Koretin, ishin duke u zhvilluar lojëra ts fatit “KENO”, të cilat janë të  ndaluara në bazë të “Kodit Penal të Kosovës”.

Zëdhënësi Hashani tha se në vendin e ngjarjes ka shkuar patrulla policore dhe të njëjtit kanë bërë konfiskimin e një TV, e markës “VIVAX” një Laptop “DELL”, dhe një aparat printer i “KENO-s”, i markës “TYSSO”.

EkoHigjiena

“Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim me Prokurorin e Shtetit ,i cili ka urdhëruar konfiskimin e gjësendeve të lartcekura. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Rasti me kallëzim penal: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, është proceduar tutje në Prokurorinë Themelore”, ka bërë me dije zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.