DYLON

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin “Shtëpia-Bazë e UÇK-së”

Në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan u vendos pllaka me mbishkrimin “Shtëpia-Bazë e UÇK-së”
Avatar photo Redaksia

Mbështetur në Statutin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në dëshmitë e ish eprorëve të Zonës Operative të Karadakut sot në ndërtesën e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, është vendosur pllaka me mbishkrim “Shtëpia Bazë e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e KBI-së.

Në këtë event përveç nikoqirit kryetarit të KBI-së në Gjilan, Naim Aliut, me bashkëpunëtorët e tij, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, komandanti i ish ZOK të UÇK-së, Ahmet Isufi, Kryetari i OVL-UÇK, dega në Gjilan, Xhevdet Mehmeti dhe bashkëveprimtarë të tjerë të asaj periudhe.

EkoHigjiena

“Në takimin e mbajtur sot gjithashtu u potencua edhe njëherë  kontributi i theksuar i hoxhallarëve të asaj kohe për kombin dhe atdheun”, thuhet në njoftimin e KBI-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.