DYLON

Në nderim të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani u bënë homazhe në Viti dhe Sadovinë të Jerlive

Në nderim të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani u bënë homazhe në Viti dhe Sadovinë të Jerlive
Avatar photo Redaksia

Në 28-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gursel dhe Bajram Sylejmani, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka prirë homazheve në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Homazhe u bënë para busteve të dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani, të vendosura para Shtëpisë së Kulturës në Viti, e cila mban emrin e dy vëllezërve dëshmorë.

EkoHigjiena

Në nderim të tyre homazhe bënë udhëheqës komunalë, përfaqësues të institucioneve të tjera, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familje të dëshmorëve, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe qytetarë të shumtë.

Homazhet vazhduan edhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në vendlindjen e tyre, në Sadovinë të Jerlive, ku u nderua kujtimi për dy vëllezërit që ranë më 28 shtator 1998.

Të pranishmit vlerësuan lart sakrificën e Gursel dhe Bajram Sylejmanit, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët dhe veprën e tyre mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së brezave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.