DYLON

Në nderim të Begzad Osmanit

Avatar photo Redaksia

Femi HALIMI

(2L ONLINE) – Sot vdiq shoku, vëllai e miku ynë i nderuar, i bashkëjetesës, bashkëvuajtjes dhe bashkësynimit për ta bërë atdheun të lirë, siç edhe u bë. Me dhembje të madhe ndahemi nga shoku, vëllai e miku, këtu për herë të fundit, për të ruajtur kujtimin përgjatë gjithë jetës sonë për të.

EkoHigjiena

Jetoi me nderë dhe lau burrërisht borgjin për atdheun që e kemi tani të lirë. Në Aktakuzën e gjyqit të Qarkut në Gjilan për Begzad Osmanin shkruan se Begzadi bashkë me Milazim Arifin dhe Hetem Arifin, që të dy njësoj të përndjekur, dhe të burgosur politikë, kishin punuar kundër shtetit jugosllav.

Begzadi me Milazimin, shkruan Aktakuza, ishin me punë të përkohshme në botën e jashtme dhe atje kishin propaganduar, punuar, e bërë çmos për të dhënë një pamje sa më të vrazhdë të pushtetit jugosllav, dhe se me shumë veprimtari organizative kishin bërë që të mobilizonin njerëz tanë atje në perëndim për veprimtari kombetare.

Ky Gjyq pas hetuesisë së tmerrshme, ndëshkoi me burg të rëndë Begzad Osmanin me 12 vjet burg të rëndë, Milazim Arifin me 13 vjet burg të rëndë dhe Hetem Arifin me 9 vjet burg të rëndë. Më vonë ky vendim i Gjykatës u zvogëlua nga gjykata Supreme e Kosovës, -Begzad Osmanit ia ktheu dënimin në 6 vjet, Milazimit në 8 dhe Hetemit në 5 vjet burg të rëndë.

Si gjithë bijtë e bijat e kombit që vuajtën në hetuesi dhe burgje famkeqe të ish Jugosllavisë, edhe Begzad Osmani vuajti burgun, por pa ndërruar kurrë qëndrimin për tërë jetën. Shoqata e ish të burgosurve politikë të Kosovës Dega në Gjilan posaqërisht me nderë e pietet do të përkujtojë Begzad Osmanin gjithmonë. Shoqata ngushëllon me këtë gjithë familjarët e bacës Osman dhe gjithë shokët e bashkëvuajtjës së burgjeve.

Lavdi Begzadit dhe familjes Osmani!