DYLON

Në Muzeun Etnografik të Gjilanit, vendosen pushkët e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Hasan Alia e Hoxhë Lipovica

Në Muzeun Etnografik të Gjilanit, vendosen pushkët e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Hasan Alia e Hoxhë Lipovica
Avatar photo Redaksia

Në Muzeun Etnografik të Gjilanit, vendosen pushkët e kryengritësve, Hasan Alia e Hoxhë Lipovica, të dhuruara nga këto dy familje.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se pushkët e dy kryengritësve më të mëdhenj dëshmojnë të kaluarën tonë të lavdishme.

EkoHigjiena

“Në 70 vjetorin e vrasjes në pritë, dy pushkët e kryengritësve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore të Karadakut dhe të kësaj pjesë të Kosovës, Hasan Alisë dhe Hoxhë Lipovicës, u vendosën sot në Muzeun Etnografik, të dhuruara nga familjet e tyre.. Neve na bën nder që në këtë Muze të sillen eksponatet dhe të vendoset pasqyra e të kaluarës, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të edukohen, të mësojnë dhe të shohin këtë histori të lavdishme. Unë kërkoj nga të gjitha familjet të cilët kanë fotografi ose arte-fakte e mjete tjera që t’ia ofrojnë Muzeut për ta pasqyruar historinë tonë. Falëmnderit familjeve ”,  ka thënë Haziri.

Haziri e ka falënderuar shkrimtarin, Sabit Rrustemi, i cili bashkë me të tjerët ka punuar shumë në zbardhjen e historisë në këto 20 vjetët e fundit.

Në emër të familjes së Hasan Alisë ka folur nipi i tij i cili e mban emrin e tij, nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu, i cili tha se ndjehet i impresionuar me investimin në Muzeun Etnologjik.

“Kryetari Haziri, me këtë investim këtu, na paska obliguar të gjithëve që të ofrojmë arte-fakte për Muzeun Etnologjik për pasqyrimin e historisë sonë të lavdishme”, ka thënë ai.

Në fund, kryetari Haziri ka ndarë mirënjohje për familjen Alia e Baftjari për dhurimin e pushkëve të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve.

Të interesuarit, mund të shkojnë për t’i parë nga afë​r pushkët e eksozuara deri më 28 nëntor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.