• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në mungesë të kuorumit ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit Komunal në Gjilan

Redaksia 2LONLINE 29 Shtator, 2022 3 min
 Në mungesë të kuorumit ndërpritet seanca e sotme e Kuvendit Komunal në Gjilan

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë të kuorumit e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) e ka braktisur sallën e mbledhjeve, me arsyetim se nuk mund të thirret seancë e re pa u mbyllur ajo paraprake.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se pikat e mbetura nga seanca e tetë, e cila ishte ndarë në dy pjesë, janë bartur në këtë seancë dhe do të shqyrtohen në fillim dhe pastaj do të vazhdohet me pikat tjera, të rekomanduara nga KPF-ja për seancën e nëntë të Kuvendit.

‘Ligjërisht jemi në rregull sa i përket rendit të ditës së Kuvendit, sepse bëhet fjalë për pikë të mbetura nga seanca e kaluar’, ka thënë kryesuesi Arianit Sadiku, duke kërkuar nga opozita që të jetë bashkëpunuese ashtu siç kishte premtuar në fillim të këtij mandati.

Sipas opozitës, në rend dite janë përfshirë edhe pika të cilat nuk kanë kaluar në KPF.

Përndryshe, në rend dite të kësaj seanca ishin këto pika: Kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKMF-së, Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena”, në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena”, propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-O ZK Stublinë, propozim buxheti i Komunës për vitin 2023, propozim vendimi për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, informata për korrje-shirjet, informata e Komisionit për ndarjen e bursave. /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan Kuvendi Komunal i Gjilanit rekomandojmë seanca
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan

2 Qershor, 2023
Politikë

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të

2 Qershor, 2023
Art/Kult

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për

2 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës konfiskohen 19 patentë shofer

2 Qershor, 2023

Haziri: Koha që Gjilani të bashkohet kundër atyre që premtuan dhe mashtruan shumë

2 Qershor, 2023

Rashiti: Procesi i konkursit në Shëndetësi nuk ka legjitimitet, hetuesia duhet të veprojë menjëherë

2 Qershor, 2023

“LYRA” në edicionin e XIV me radhë të festivalit të këngës për fëmijë solli në skenë 18 këngë të bukura për fëmijë, vallëzim dhe këngë

2 Qershor, 2023

FC Drita përshëndetet edhe me Almir Kryeziun

1 Qershor, 2023

Policia mirëpret fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

1 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com