DYLON

Në mungesë kurorumi, dështon seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

Në mungesë kurorumi, dështon seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë
Avatar photo Redaksia

Seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e thirrur nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, dështoi edhe këtë të mërkure, pasi partitë opozitare (LDK, PDK dhe AAK- shumicë në kuvend), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë dhe nuk pati kourum.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me nëntë asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur seanca.

EkoHigjiena

Përndryshe, seanca urgjente është ftuar nga kryetari i Gjilanit për dy pika, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Ndërkohë, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se sërish do të ftojë seancë urgjente për këtë çështje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.