DYLON

Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë

Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë
Avatar photo Redaksia

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

EkoHigjiena

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet me fillim në orën 9:30, në Zyrën e Kryetarit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.