Në Ministrinë e Mbrojtjes është nënshkruar kontrata kornizë me kompaninë amerikane AM General
Në Ministrinë e Mbrojtjes është nënshkruar kontrata kornizë me kompaninë amerikane AM General, një nga prodhuesit më të njohur të industrisë së mbrojtjes. Kjo kontratë përfshin furnizimin me sisteme moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS).
Në kuadër të kontratës përfshihen gjithashtu automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, shërbime të mirëmbajtjes, si dhe trajnime të specializuara për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.
Me këtë investim, Forca e Sigurisë së Kosovës hyn në një fazë të re të zhvillimit, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e fuqisë së zjarrit për qitje direkte në distanca të gjata.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët strategjikë, duke kontribuuar në rritjen e sigurisë kombëtare dhe stabilitetin afatgjatë rajonal.
