DYLON

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, filloi aksioni tradicional i dhurimit të gjakut
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë së Mbrojtjes prej sot ka filluar sesioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut, tashmë tradicional për nevojat e Qendrës  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), aksion i cili do të vazhdojë deri më 22 mars në të gjitha kazermat e FSK-së.

Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë përgjigjur pozitivisht shumica e personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë grumbulluar një numër i konsiderueshëm i dozave të gjakut.

EkoHigjiena

Me këtë rast, si dhurues i gjakut i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili theksoi se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh jetë dhe ky është një motiv shumë i lartë për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në nevojë.

Nga ana e QKKTGJ-së, dr.Xhemile Sllamniku, theksoi se sikur në çdo aspekt që FSK i ndihmon qytetarët e vendit, ashtu ndihmon edhe në dhurimin vullnetar të gjakut, i cili gjithmonë realizohet me sukses të lartë.  Gjithashtu, ajo theksoi se çdo vit e më tepër po shtohet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbahet dy herë në vit është  në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ).

Përveç aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.