DYLON

Në Ministri të Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të mbrojtjes

Në Ministri të Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, u mbajt sot ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes. Ministri i deritashëm, Rrustem Berisha, me protokoll zyrtar i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Mbrojtjes, Anton Quni, ku paraprakisht e njoftoi me të arriturat dhe sukseset e deritashme përmes raporteve periodike si dhe aktiviteteve në proces.

Berisha, gjithashtu e njoftoi Quni dhe njëkohësisht i dorëzoi edhe aktet kryesore legjislative dhe dokumentet strategjike e planifikuese, me të cilat zhvillon dhe zbaton funksionimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, tani, dhe në të ardhshmen.

Ndër të tjera, Berisha, theksoi se: „duke e njohur dhe pasur mik e shok lufte, pastaj bashkëpunëtor të ngushtë gjatë shërbimit në TMK dhe FSK, si dhe duke njohur cilësitë njerëzore, morale, kombëtare e profesionale të ministrit Quni, kam besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja do të arrijnë objektivat strategjike që janë edhe interesi ynë kombëtar“.

EkoHigjiena

Ndërsa, ministri Anton Quni, falënderoi përzemërsisht ministrin Berisha, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme duke përgëzuar për sukseset e mëdha të arritura gjatë mandatit të tij.

Në ceremoni ishin prezentë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Inteligjencë gjeneralmajori Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.