Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Me aktivitetin  koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi dhurimi vullnetar i gjakut.

Personeli i Ministrisë, si ai civil dhe ushtarak çdo herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni,  të vetëdijshëm se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë, të ndihmohen pacientët në nevojë të Republikës së Kosovës. Sigurisht se ky aksion në kohën e pandemisë që po kalon edhe vendi jonë,   merr një rëndësi edhe ma të madhe sepse  dhurimi gjakut nga çdo vullnetar, është një akt i dobishëm dhe fisnik.

Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit  u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh kënaqësi dhe vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar. Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar  i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri dhe FSK dhe  mbahet dy herë në vit. Por jo vetëm kaq, pjesëtarët e FSK-së  kanë qenë çdo herë  të gatshëm që t’u përgjigjen  kërkesave të QKKTGJ-së  edhe për nevojat sporadike të rasteve  më të posaçme. /2LONLINE.com/

KOMENTE