DYLON

Në Ministri të Mbrojtjes bëhet nënshkrimi i dorëzim-pranimit të Aeroportit të Gjakovës

Në Ministri të Mbrojtjes bëhet nënshkrimi i dorëzim-pranimit të Aeroportit të Gjakovës
Avatar photo Redaksia

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik. Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, nr. 14/98, datë 18.04.2019, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim, me kohë të pacaktuar, të Ndërmarrjes publike „Aeroporti i Gjakovës“ për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komisionet e të dyja Ministrive pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës të Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e Aeroportit.

Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve e bënë; Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE, dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Drejtorisë të Logjistikës në Ministri të Mbrojtjes.

EkoHigjiena

Nga momenti i nënshkrimit të këtij procesverbali, respektivisht të pranim dorëzimit nga të dyja komisionet, NP „Aeroporti i Gjakovës“ kalon në menaxhim dhe administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.