DYLON

Në minierën e Artanës kanë humbur jetën dy minatorë

Në minierën e Artanës kanë humbur jetën dy minatorë
Avatar photo Redaksia

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka konfirmuar fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS)

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë,

Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.
Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve.

Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.