DYLON

Në MFSK u mbajt trajnimi “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“

Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë
Avatar photo Redaksia

Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, nga data 27-30 mars 2017, për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë: “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Në ditën e parë të trajnimit, “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, ministri i MFSK-së, Haki Demolli, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë me MFSK-në dhe FSK-në.

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Ruairi O’Connell falënderoi ministrin Demolli për vlerësimin dhe premtoi ndihmë për FSK-në edhe në të ardhmen, duke theksuar se FSK-ja është institucioni më i besuar për qytetarët e Kosovës Në përmbyllje të këtij trajnimi, sot nën organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në hotelin SIRIUS, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëmarrësit e këtij trajnimi.

EkoHigjiena

Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur me këtë rast, veç tjerash vlerësoi lart ndihmën e pakursyer të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar që po jep për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.

Gjeneral Rama tha se këto trajnime janë me interes të veçantë për FSK-në, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me ngritjen e integritetit të saj. Ai, ndër tjera u shpreh se:

“Kurs i Zhvillimit të Integritetit për udhëheqës të lartë fokusohet tek kolonelët/nënkolonelët dhe më lart, në grada ekuivalente ushtarake dhe civile, nga sektori i gjerë i mbrojtjes dhe sigurisë, për të shqyrtuar aspektet kryesore të adresimit të rrezikut të korrupsionit në kuadër të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, në fushat e financave, blerjeve dhe prokurimit, menaxhimit të resurseve njerëzore dhe tek operativa. Ne aspirojmë të jemi pjesë e NATO-s. NATO-ja tashmë ka një Politikë të Zhvillimit të Integritetit, e cila është nënshkruar nga 28 shtetet në Samitin e Varshavës, në korrik të vitit 2016, dhe është edhe një nder kriteret kryesore për të qenë pjesë e saj”, – tha gjeneral Rama.

Në fund komandanti i FSK-së së bashku me instruktorët e trajnimit, pjesëmarrësve të seminarit ju ndanë certifikata, ndërsa instruktorëve të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Dave Allen, Lesley Pellett dhe Jackie Daves, në shenjë vlerësimi dhe respekti për punën e tyre, gjeneral Rrahman Rama ju ndau mirënjohje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.