DYLON

Në mesin e të dalluarave edhe karateistja juniore Idea Haziri

Në mesin e të dalluarave edhe karateistja juniore Idea Haziri
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka zgjedhur më mirët në Kulturë, Rini dhe Sport, e në këtë mes, si “Sportiste e dalluar për Junior 2022”, është zgjedhur edhe karateistja juniore Idea Haziri, nga klubi i karatesë “Drita”.

Idea Haziri, e lindur me 31.12. 2013, Për herë të parë u bë pjesë e klubit të karatesë “Drita” me 25 tetor 2021, Për të arritur suksesin e parë në këtë sport vetëm pas 5 muaj stërvitje, në Turneun ” Fushë Kosova Open” ku u stolis me të bronztën, dhe dy javë më pas, ngadhënjeu në Kampionatin shtetëror duke u shpallur Kampione për grup moshën 8 vjeç, në kategorinë KATA.

EkoHigjiena

Për të vazhduar rrugën e sukseseve për ku gjatë gjithë vitit duke u stolisur 13 herë me medalje. 6 të arta,1të argjende dhe 6 të bronzta,

Për t’i dhënë mbështetje hapave të saj drejt suksesit, Drejtoria për kulturë rini dhe sport, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Alban Hyseni, Idea u shpall: “Sportiste e dalluar për Junior 2022”

Meritat e suksesit të saj, Idea ia atribuon trajnerëve të klubit, trajnerit Blerim Hajdari dhe trajnerit Reshat Halili, të cilët kanë dhënë maksimumin për këtë sukses.

 Synimet e Idea Hazirit janë të drejtuara drejt medaljeve ballkanike dhe europiane për të cilat po vazhdon të punojë pareshtur.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.