DYLON

Në mesin e 10 përforcimeve më të shtrenjta të janarit edhe Shaqiri

Avatar photo Redaksia

Sulmuesi Wilfreid Bony ishte përforcimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar të janarit, pas transferimit të tij nga Swansea në Manchester City për 37 milionë euro.

Wilfreid Bony ishte përforcimi më i shtrenjtë i afatit kalimtar të janarit.

EkoHigjiena

Sulmuesu u largua nga Swansea duke nënshkruar me Manchester Cityn në transferim me vlerë prej 37 milionë euro. I dytë u radhit blerja e re e Chelseas, Juan Cuadrado.

Blues i paguan Fiorentinës 34 milionë euro për transferimin e tij si dhe dërguan mesfushorin Mohamed Salah në huazim tek skuadra italiane.

I treti është Andre Schurrle i cili u largua nga Chelsea duke iu bashkuar Wolfsburgut për 29 milionë euro.

Në mesin e dhjetë përforcimeve më të shtrenjta gjendet edhe Xherdan Shaqiri, që u largua nga Bayern Munich duke iu bashkuar Interit.

Renditja e plotë:

1. Wilfried Bony nga Swansea në Man City: 37 milionë euro.
3. Juan Cuadrado nga Fiorentina në Chelsea 34.
3. Andre Schurrle nga Chelsea në Wolfsburg për 29.
4. Enzo Perez nga Benfica në Valencia për 27.
5. Gabriel Paulista nga Villarreal në Arsenal për 19.
6. Bernardo Silva nga Benfica në Monaco për 16.
7. Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich në Inter për 15.
8. Lucas Silva nga Cruzeiro në Real Madrid për 15.
9. Seydou Doumbia nga CSKA Moska në Roma për 15.
10. Ryan Bertrand nga Chelsea në Southampton për 13.