DYLON

Në Medvegjë organizohen martesa grupore

Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit turistik “Netët e Gejzerit”, edhe këtë vit do të organizohen martesat grupore në Banjë të Sijarinës në Medvegjë. Sipas organizatorit, për të gjitha çiftet e paraqitura për martesë nën gejzer, organizatorët dhurojnë martesë pa pagesë me daulle, balona-helium, pëllumba të bardhë, tortë për dasmë dhe drekën solemne për çiftet, si dhe harxhimet për 20 mysafirët e tyre, ndërsa si dhuratë për të sapo martuarit nga organizatorët fitojnë edhe vikend të gjatë në hotelin “Gejzer”, në Banjë të Sijarinës.

Organizatorët thonë se përpos se rasti i martesës zhvillohet nën gejzer, në prani të mijëra notuesve, kjo paraqet një përjetim të veçantë për njerëzit e rinj të cilët lidhin kurorë, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Të rinjtë e interesuar për pjesëmarrje në martesën nën gejzer, pas paraqitjes duhet të përgatisin certifikatën e nënshtetësisë dhe certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se gjashtë muaj), letërnjoftimin me afat dhe duhet që t’i sigurojnë dy dëshmitarë.

Çiftet e interesuara mund të paraqiten deri të mërkurën, 31 korrik, duke telefonuar në numrat 016/895-153 ose 016/891-348.

Këtë vit manifestimi mbahet prej 26 korrikut deri më 2 gusht, ndërsa martesat planifikohen ditën e fundit të manifestimit, më saktësisht në mesditë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.