DYLON

Ne mbrojtje te profesorit Halitit!

Avatar photo Redaksia

Nga: Burhan Isufi

/2L ONLINE/ – Si kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në nëndegën e Zhegrës shprehi indinjatën e thellë për padrejtësitë që po i bëhen lokalitetit tonë, në fillim Ilir Hasani i diplomuar ne Histori, një kuadër i mirëfilltë u flijua nga drejtori i arsimit, për hir të kënaqësisë se militantëve të LDK-së, e kjo po vazhdon edhe tani kur nga shkolla largohet profesori Halit Rrahmani, me kontratë pune, vetëm e vetëm për të rehatuar sa më shumë militantë të kësaj partie (LDK).

EkoHigjiena

Ndjejë obligim moral për ta ngritur këtë çështje sepse po preken interesat individuale si edhe ato të gjithë shoqërisë në fshatin tonë, ku kjo pakënaqësi prekë më së shumti nxënësit të cilët janë kundër këtij veprimi të filtruar politikisht. Hipokrizia e Drejtorit te Arsimit s’ka te ndalur. Demagogjia e veprimit tij i tejkalon çdo tendencë demokratike. Ky njeri definitivisht jeton në një kohë të gabueshme, ndoshta edhe nostalgjia për kohën e tij enveriste tejkalon çdo parametër imagjinar të veprimit të tij sot.

Në rastin Haliti, ne nuk do të ndalemi, do të parandalojmë një veprim të tillë, sepse cenon çdo interes tonin. Vazhdimi i mos mbajtjes së mësimit do të vazhdojë deri në kthim të profesor Halit Rrahmanit në vendin e punës

Por, këto padrejtësi nuk do të shkojnë gjatë. drejtorit të DKA-së i dëshirojmë pensionim sam ë të shpejtë e të largohet nga aty, e sa për pozita në partin e tij, aty trashëgoftë pozita sa më të larta!!! |Sepse, në arsim ishte shembull i keq. /2L ONLINE/