DYLON

Në mbledhjen e KPF-së u shqyrtua nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale

Në mbledhjen e KPF-së u shqyrtua nisma për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e tretë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, e mbajtur sot, fillimisht u paraqitën disa shqetësime të qytetarëve si dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës, e më pas, komiteti vijoi punimet sipas rendit të ditës, ku u trajtuan këto pika:

Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–mars 2026. Në këtë pikë u bë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 184,510.38 euro, ndërsa shkalla e inkasimit ka arritur në 14.25%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, të hyrat janë më të ulëta për 26,707.01 euro.

EkoHigjiena

Sa i përket shpenzimeve, buxheti i alokuar nga burimet financiare ka qenë 7,099,162.97 euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur në 6,598,950.00 euro, me një shkallë ekzekutimi prej 92.95%. Gjithashtu u shqyrtuan edhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për nisjen e procedurave për themelimin e ndërmarrjes publike lokale në Komunën e Vitisë, si dhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për ndarjen e parcelës kadastrale të pronës komunale.

Në këtë mbledhje, në rend dite u përfshinë edhe dy pika të reja, të cilat pritet të diskutohen në seancën e Kuvendit: propozim-vendim për transformimin e mjeteve buxhetore në programin buxhetor në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale, si dhe propozim-vendim për kthimin e mjeteve buxhetore në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komitetit dhanë vërejtje dhe sugjerime për çështjet e trajtuara, të cilat do të procedohen për shqyrtim në Kuvendin Komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.