DYLON

Në Malishevë të Gjilanit: Plagoset një person me armë zjarri

Në Malishevë të Gjilanit: Plagoset një person me armë zjarri
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot (17 shtator 2020), rreth orës ‪19:30‬ , Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast “Plagosje ” me armë zjarri në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.

“Viktima është shtetas i Kosovës (1982 ) I cili është dërguar me urgjencë në Emergjencë – Spitalin Regjional të Gjilanit dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jete”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai bënë me dije se i dyshimti, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës (1975 ), me vendbanim në fshatin MaIlishevë, është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Rrethanat e rastit janë duke u hetuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.