DYLON

Në Lubishtë u bë zbulimi i pllakës në shtëpinë ku dikur delegatët e Kuvendit të Vitisë mbështetën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

Në Lubishtë u bë zbulimi i pllakës në shtëpinë ku dikur delegatët e Kuvendit të Vitisë mbështetën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, sot në fshatin Lubishtë të Vitisë, konkretisht në shtëpinë e familjes Ibrahimi është bërë zbulimi i pllakës në shtëpinë muze të familjes Ibrahimi.

Në këtë pllakë shkruan se: “ Kuvendi i komunës së Vitisë në vitet e 90-ta në këtë shtëpi të familjes Ibrahimi nxori deklaratën për përkrahjen e pavarësisë së Kosovë e shpallur me 2 Korrik 1990”.

EkoHigjiena

Në zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ish këshilltarë komunal të asaj kohe, banorë të fshatit Lubishtë dhe të tjerë.

Me këtë rast kryetari Haliti ka folur për rëndësinë e kësaj date të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, duke potencuar se ky veprim i deputetëve të asaj kohe ishte themeltar i shtetësisë së Kosovës që më pas hapi rrugën për procese të mëtejme për shtetësinë e vendit tonë.

Përndryshe në shenjë respekti per këtë datë të rëndësishëm sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh.

Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Beguncë të Vitisë , ku edhe do të luhet finalja në futboll e turneut tash më tradicional i “2 Korrikut” .  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.