DYLON

Në Lubishtë të Vitisë po bëhet renovimi i shkollës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar sot shkollën fillore të mesme të ultë “Dëshmorët e Lubishtës” në fshatin Lubishtë të Vitisë ku është duke u bërë rinovimi i kësaj shkolle me donacionet të cilët i ka dhuruar mërgimtari Shaip Behluli i cili konkretisht për këtë shkollë nga shtet perëndimore ka sjell material për renovimin e saj.

Ndërkaq ngjyrosja e këtij objektit shkollor është duke u bërë me punën vullnetare të personelit arsimor,punëtorëve teknik por edhe nga vet drejtori i kësaj shkolle, Ymer Mala.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës që i ka bërë sot shkollës fillore të mesme të ultë”Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë të Vitisë përgëzoj mërgimtarin, Shaip Behluli dhe personelin arsimor për punën që po e bëjnë në renovimin e kësaj shkolle duke e çmuar lartë kontributin e këtij mërgimtari por edhe të personelit arsimor.

Ndërkaq Ymer Mala, Drejtor i kësaj shkolle tha se falë donacionit të këtij mërgimtare objekti shkollor po e merr një pamje të bukur duke theksuar se më këtë po krijohet një ambient më i mirë për nxënësit dhe personelin arsimor për mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Ndërkaq me iniciativën dhe financimin e mërgimtarëve të Lubishtës dhe në bashkëpunim me drejtorin e kësaj shkolle më parë është rregulluar edhe një pjesë e oborrit të shkollës ku është rregulluar një shesh me bustet e 6 dëshmorëve të këtij lokaliteti. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.