DYLON

Në Lladovë policia gjen në posedim të paautorizuar armë e municion

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet policore të rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se njësiti i hetimeve të stacionit policor Gjilan me urdhërese te lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan ne asistim te njësitit patrullues dhe njësitit te SIPK-se , ka  kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse te të dyshimtit  A (Z) M,  i lindur 1983  nga fshati  Lladovë,

Gjate kontrollimit ne shtëpinë e tyre kemi gjetur me sa vijon;

EkoHigjiena

1. Një pushke automatike AK-47, pa numër serik.
2. Një pushke gjuetie,  3. Një pistolete “ZASTAVA”, e kalibrit 7.65 mm
4. Njëzet e tete (28) fishekë te kalibrit 7.62 mm te pushkës automatike.
5. Shtatëmbëdhjetë (17) fishekë te kalibrit;7.62 mm te pistoletës.
6. Njëmbëdhjetë (11) fishekë te kalibrit;7.65mm
7. Nëntë  (9)  fishekë te kalibrit;12 mm te pushkës se gjuetisë.
8. Dy karikatorë te zbrazet,njeri i AK-47 dhe tjetri i pistoletës,qe te dy te zbrazet.
9. Një fotrollë e pushkës se gjuetisë,
10. kartela anëtarësie, njëra e anëtarësisë se shoqatës ,,Agim Ramadani” dhe tjetra leja e pushkës se gjuetisë   me afat te skaduar; qe te dyja ne emrin e te dyshimtit A . M.

Armët e lartshënuara janë konfiskuar nga njësiti i hetimeve,veprën penale në fjalë të armëmbajtjeve pa leje në shtëpi të tij e ka pranuar se janë të tija, i dyshuari A . M. Në lidhje me rastin rreth orës 11:32 min është konsultuar prokurorja e prokurorisë themelore departamenti për krime të rënda në Gjilan,e cila ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet, kundër tij  të ngritët kallëzim penal në procedurë të rregullt. /2lonline/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.