DYLON

Në Livoq të Epërm mbahet debat multietnik për identifikim të prioriteteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka mbajtur mbrëmë debat me banorët e fshatit Livoq i Epërm me të cilët ka diskutuar për prioritetin e investimit në këtë fshat. Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë banorë shqiptarë dhe të komunitetit serb, ka qenë i pranishëm nënkryetari Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë si dhe drejtoresha e programit USAID-it, AKT US, Amy Denkenberger me bashkëounëtorët e saj.

Gjatë debatimit në mes të nënkryetarit Kadriu me banorët e këtij fshati, me miratimin e të gjithë të pranishmëve, u identifikua prioriteti i asfaltimit të një rruge që është shumë e rëndësishme për qarkullimin e qytetarëve.

EkoHigjiena

Për detaje rreth shpronësimit do të vendoset në takimin e radhës, i cili do të mbahet të hënën. Përndryshe, këtë projekt pritet ta mbështes USAID-i në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.