Në Letnicë të Vitisë është mbajtur sot manifestimi kushtuar Zojës së Madhe apo siq njihet tek besimtarët e krishterë si “Zoja e Letnicës”.
Në kuadër të kësaj feste , u mbajt edhe mesha qendrore, ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja, besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës.
Në këtë meshë, u bënë lutje për dashuri dhe harmoni mes njerëzve. I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili edhe është angazhuar që me të gjitha mekanizmat të organizoj në mbarëvajtjen e kësaj ngjarje.
Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri.