/2L ONLINE/ – Fshatin Letnicë të Vitisë për gjatë muajit gusht e kanë vizituar mysafir të shumtë nga vendet e botës dhe atë për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen për nder të festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”.
Në kuadër të kësaj feste sot u mbajt edhe mesha qendrore e festës ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës. Këtë meshë e ka udhëhequr Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili u lutë për dashuri dhe harmoni mes njerëzve.
Ipeshkvin i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke folur gjatë meshës solemne të festës për dashurinë dhe tolerance ndër tjerash tha se shpreson se do të fitoj dashuria sepse sipas tij shembulli më i mirë është vendi ku po shënohet kjo festë në Letnicë të Vitisë.
“Shembulli më i bukur se kjo është e mundshme është ky vend. Ka por ndoshta jo aq shumë vende në botë ku ulën së bashku këtu, përpara njëri tjetrit njerëz që falsin gjuhë të ndryshme, njerëz që kanë kombe të ndryshme, njerëz që kanë fe të ndryshme, njerëz që kanë botëkuptime të ndryshme. Të gjithë këta bashkohen këtu të kjo zojë dhe asnjëri nuk ka frikë nga njëri tjetri” u shpreh Imzot Dodë Gjerigji.
Ai ndër tjera porosit që njerëzit të jenë bijtë e paqes, shpresës dhe siç tha ai zëri i lutjes së popullit dhe fjala e dëgjueshme e zotit në këtë vend.
Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili edhe morri pjesë në shënimin e kësaj feste ndër tjerash ndau tri falënderime për një bashkëpunim të mirë me institucionet komunale dhe atë për famullitarët e Stubëlls, Vitisë dhe Letnicës.
Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit e cila sot është realizuar në përpikëmeri/2L ONLINE/