Pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve ne Viti, të mbështetura edhe nga njësite policore reaguese, kanë realizuar bastisja në shtëpinë dhe lokaleve përcjellëse të një të dyshimti, shqiptar shtetas i Kosovës me iniciale Nj. S (1955), banues në fshatin Letnicë komuna e Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se bastisja është kryer në bazë të urdhër kontrollit te lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar:
1. Pushke gjysmë automatike.
2. Pushke përsëritëse C. Zastava.
3. Një revole TT 7.62 mm
4. Një karikator i armës TT
5. Një revole e tipit revolver 9mm
6. 93 fishek kal.7.62
7. Dy cope fishek te kal. Te panjohur
8. 50 cope fishek te kal. Te panjohur
9. Një cope fishek i kal. 9 mm
10. Tre karikator AK-47 te zbrazur
11. Dy radiolidhje Midland
12. Një bajonete (Thike)
13. Një pale dylbi
14. Tetëdhjetë e një (81) copë numra matrikular për kafshe, që dyshohet se mundë të shërbejnë për kontrabandë me kafshë .
“I dyshimti i njohur për policinë në momentin e bastisje nuk ka qenë në shtëpi dhe është ne kërkim të policisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Posedim dhe armë mbajtje pa leje” dhe kërkimin e vazhdueshëm të të dyshuarit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.