Në lagjen “Trimat Kumanovarë” sonte është ka ndodhë nata e Shën Bartolomeut
Shkruan: Isuf Bajrami
/2L ONLINE/ – Në këtë lagje forcat policore dhe ushtarake maqedonase, vranë në shtëpitë të tyre shqiptarë të pafajshëm, sonte akoma po vazhdon dhuna dhe terrori shtetërorë maqedonas mbi popullatën e pafajshme shqiptare, sonte është nata e Shën Bartolomeut.
Na vjen keq për çdo viktimë të pafajshme, na vjen keq për çdo nënë që ka humbur djalë, por, institucionet përkatëse të shtetit duhet ti shikojnë të dyja anët e problemit-konfliktit.
Nëse nuk intervenohet me kohë të ndërpriten luftimet, nëse banorët e lagjes nuk evakuohen seriozisht dhe me kohë, çështja tani është shumë e ndërlikuar dhe serioze. Grupe të armatosura civile serbo-maqedonase dhe pa kontroll,do të shkaktojnë pasoja më të mëdha se të vitit 2001. Forcat policore dhe ushtarake maqedonase, vranë nëpër shtëpitë të tyre shqiptarë të pafajshëm.
Në këtë radhë mund të eskalojë situata edhe në luftë civile.
Përgjegjësit institucional të Maqedonisë duhet t’ju kërkojë falje, e jo të ju shkaktojnë dhimbje të reja shqiptarëve të Maqedonisë, e sidomos shqiptarëve të pambrojtur nga askush !!!
Është e udhës që shteti t`i kërkojë falje popullatës, jo për të mbuluar dëmin, pasi ai nuk mbulohet dot, por për t`i respektuar ata si pjesëtarë të barabartë të këtij shteti.
Sipas çdo logjike, me plot kuptimin human, në bazë të konventave ndërkombëtare të cilat janë të thyera nga vetë institucioni-shtet, Ministri e Punëve të Brendshme, nga forcat e armatosura të shtetit, është e udhës që institucionalisht shteti, presidenti apo kushdo qoftë institucion i lart i shtetit që me të vërtet të ndërprenë dhunën ndaj popullatës së pambrojtur.
Është një lloj nderi dhe respekti ndaj qytetarëve shqiptarë nënshtetas-maqedonas, si qytetarë që llogariten me kushtetutë si të barabartë në Maqedoni.
Në këto momente vlen të rikujtohet masakra në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës hynë në enklavën e mbrojtur nga OKB-ja dhe vranë mbi tetë mijë myslimanë. Kjo masakër është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Rast i njëjtë është ka ndodhë edhe në Lagjen “Trimat Kumanovarë” në Kumanovë!!!
Modeli i Srebrenicës, i Reqkut, Lubotenit dhe sot në Kumanovë , duhet të aplikohet te Forcat e NATO-s se në Maqedoni po ripërsëritet Srebrenica. /2L ONLINE/
