Në lagjen “Elena Gjika” funskionalizohen shtyllat elektrike

Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të marten ka qëndruar në lagjen “Arbëria”, ku janë bërë funksionale shtyllat elektrike të vendosura me vetë iniciativë të kryetarit të AAK-së, në fund të muajit gusht.
Banorët e lagjes “Elena Gjika”, kohë më parë patën bërë kërkesë tek kryetari Kadriu për vendosjen e shtyllave elektrike, ndërsa punimet për vendosjen e këtyre shtyllave kanë nisur më 30 gusht.

Sot, kryetari Kadriu ka qëndruar në këtë lagje, me ç’rast është bërë lëshimi i rrymës dhe funksionalizimi i këtyre shtyllave elektrike. “Ky ka qenë një moment mjaft i lumtur për banorët, të cilët kanë thënë se i kishin humbur shpresat se një gjë e tillë do të ndodhte, pas premtimeve të rrejshme që kishin marrë vazhdimisht nga pushtetit actual”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, ata kanë thënë se vlerësojnë jashtë mase premtimet dhe punën e kryetarit Kadriu, i cili ka bërë investime personale për ti nxjerrë qytetarët nga gjendja mjeruese që ata kishin qenë.

Kadriu ka thënë se ai nuk dëshiron të premtojë, por me punë do ta dëshmojë se është i gatshëm të punojë për qytetarët e Gjilanit.

“Kjo është punë dhe obligim i imi. Qysh nga dita kur kam marrë postin e kryetarit të AAK-së, unë jam betuar se do të punojë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Gjilanit dhe këtë po e bëjë”, ka thënë Kadriu.

Ndryshe, në lagjen “Arbëria”, pos vendosjes dhe vënies në funksion të shtyllave elektrike janë bërë edhe investime të tjera, duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kanalizimit të gjatë rreth 200 metra. /2lonline/

KOMENTE