DYLON

Në Kuvendin e Serbisë krijohet grupi parlamentar që përkrah pavarësinë e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka thënë se partia e tij bashkë me Partinë Liberal-Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, në Kuvendin e Serbisë ka krijuar Grupin e përbashkët Parlamentar, sepse kanë pesë parime të përbashkëta, mes të cilave është autonomia për Sanxhakun dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, raporton gazeta serbe “Blic”, shkruan Titulli.com.

Ugljanin shtoi se SDA-ja e Sanxhakut dhe LDP-ja do të angazhohen edhe për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO, si dhe për përparimin e bashkëpunimit me Bosnjën dhe Hercegovinën.

EkoHigjiena

“Rreth këtyre gjërave jemi pajtuar me Partinë Liberal-Demokratike dhe ky është interesi ynë i përbashkët”, ka thënë Ugljanin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.