DYLON

Në kujtim të Mësuesit Xhelë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mësuesi Xheladin Ibrahimi, ish-nxënës i parë shqiptar nga fshatrat e zonës kufitare të Gjilanit, i cili përjetoi shumit sfida e pengesa në rrugë ne shkollimit të tij, pas dyzet vitesh pune me nxënës dhe pas katër vitesh në pension, ka ndërruar jetë më 22 korrik, në moshën 69-vjeçare.

Ai e kaloi një jetë të tërë mes nxënësve. Në këtë rrugëtim arsimor, Xheladin Ibrahimi nga fshati Myqibabë, komuna e Gjilanit, disa vite punoi edhe si drejtor në shkollën “Mulla ldriz Gjilani” në Velekincë.

EkoHigjiena

Ai ishte nxënës i parë shqiptar nga fshatrat e kufirit, I cili pas kryerjes se katër vjeçarës, në vendlindje dhe pas një pauze prej tri vitesh, vendosi të vazhdojë rrugëtimin e dijes në Pasajn, ku asokohe ishte hapur klasa e pestë. Nuk e kishte problem vetëm rrugën e gjatë që duhej të bënte i vetëm, por edhe gjuhen në të cilën zhvillohej mësimi, sepse Pasjani ishte fshat i banuar me serbë.

Pasi kreu me sukses shkollën tetë vjeçare, u regjistrua në shkollën normale në Gjilan, në vitin 1965. Pas mbarimit të shkollimit, prej vitit 1970 ka filluar të punojë si mësues në vendlindjen e tij, ku dha kontribut të madh në shkollimin e shumë gjeneratave, por edhe në ngritjen e vetëdijes për një arsimim të popullatës së trevave Myqibabë, Lipovicë, Buricë.

Pas përfundimit të luftës, më 1999, u shpërngul në fshatin Velekincë dhe aty punoi deri në pensionim. Për gati 28 vite ishte përgjigjës i paraleleve të ndara në Myqibabë. Xheladini rrjedhë nga një familje me traditë atdhetare të mëhallës së Lerajve.

Është trashëgimtar i emrit të Xheledin Kurbalisë. Si çdo pedagog, gjatë zhvillimit të procesit arsimor, është përballur me vështirësi e pengesa, por i ka sfiduar të gjitha.

Në vitet e 90-ta u angazhua drejtpërdrejt në aksionin për pajtimin e gjaqeve, pastaj në kurset për zhdukjen e analfabetizmit dhe aktivitete të tjera, të cilat janë bërë për të mirën e kombit. Pas dyzet viteve punë, më 2011 u pensionua si veterani i arsimit gjilanas.

Xheladin Ibrahimi, apo Mësuesi Xhelë siç i thoshin shumë prej ne, ndërroi jetë më 22 korrik, në moshën 69-vjeçare. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.