/2L ONLINE/ – Si sot kujtojmë e nderojmë datën 21/22 nëntor 2000, betejën e Lluçanit, kur djemtë më të mirë të bashkangjitur në radhët e UÇPMB-së, thyen në kurriz kordonin me paramilitarët dhe policë serb në pozicionet e fortifikuara në Lluçan të Bujanocit. Këto forca paramilitare të përbëra nga kriminelë të cilët ishin ngopur nga krimet në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, u stacionuan te vendi i quajtur “Kodra e Lluçanit”. I zënë frymën dhe pragun e derës banorëve shqiptarë të fshatit, por nënat shqiptare si gjithherë, lindën djem trima për t`i dalë Zot Atdheut, për ta mbrojtur pragun e shtëpisë nga barbarët serb.
Pas një beteje të madhe në mes ne dhe forcave serbe, arritëm të marrim bunkerët të fortifikuar serb te kodra afër shtëpisë së haxhi Limonit me datë 21/11/2000, ishte një gëzim i madh dhe emocionues e i paharrueshëm. Aty u vendos flamuri kombëtar. Për fitoren në këtë betejë duhet falënderuar për ndihmën që e dhanë ushtarët nga Kosova dhe Maqedonia- Ilire. Me 22/11/2000 arritëm ta marrim edhe punktin policor në Konçul, ku menjëherë u vendosen forcat tona te Ushtrisë Çlirimtare UÇPMB-se Në fshatin Lluçan dhe në Konçul. Ku 80/100% e territorit të Kosovës Lindore ishte nen mbikëqyrjen e UÇPMB se.
Me 23/11.2000 po ashtu dhe Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi liroi fshatin Tërnoc dhe kishte nën mbikëqyrjen e Ushtrisë Çlirimtare këtë pjesë. Por, marrëveshjet e nënshkruara na mallkuan me kapitullimin me marrëveshjen e Konçulit, ku sot popullata e Luginës gjendet nën çizmen serbe.
Lavdi Dëshmorëve – Nderime Atdheut