Në kuadër të projektit ndërkufitar Viti –Likovë “Kultura në Aksion” përurohet objekti I kulturës në Likovë të Maqedonisë
/2L ONLINE/ – Në fshatin Mateç të Komunës së Likovës së Maqedonisë, është përuruar objekti i kulturës,ndërtimi i të cilit objekt është mundësuar nga projekti i përbashkët ndërkufitar mes Komunës së Vitisë në Kosovë dhe Likovës në Maqedoni, “Kultura në Aksion”, projekt ky i financuar nga zyrat e Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Kosovës, institucionet qendrore të këtyre dy shteteve si dhe me participim të komunave Viti e Likovë.Në ceremoninë e përurimit të objektit të kulturës në Likovë, krahas përfaqësuesve institucional të Maqedonisë dhe mysafirëve tjerë, morri pjesë edhe delegacioni nga Komuna e Vitisë.
Zëvendës kryetari i Vitisë, Hasan Aliu, duke përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti, ka thënë se institucionet komunale të Vitisë, janë të nderuara që marrin pjesë në një aktivitet kaq të rëndësishëm për banorët e komunës fqinje Likovë, si dhe për faktin se ky projekt që po inagurohet sot, është rezultat i një pune të përbashkët mes Komunës së Likovës dhe Vitisë, për përmirësimin e kushteve për aktivitete kulturore të përbashkëta mes këtyre dy komunave. ‘Si komunë kemi përkrahur fuqishëm realizmin e këtij projekti, pasi përmes këtij projekti pos që krijohen kushte më të mira në dy komunat, janë krijuar mundësitë që Vitia dhe Likova të jenë më të lidhura mes veti”, ka thënë Aliu.
Ai ka theksuar se falë këtij projekti për bashkëpunim ndërkufitar që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në komunën e Vitisë janë rregulluar kino – salla me aparaturë të modernizuar për shfaqjen e filmave, pastaj janë ndihmuar dhjetëra shoqata dhe klube në aktivitetet e tyre , si dhe janë ngritur kapacitetet e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe atyre institucional për të punuar në programe të ndryshme sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
“Besoi se me përurimit e këtij objekti të kulturës në Likovë shumë shpejt shoqëritë kulturo artistike, artistët e rinj si dhe sportistët nga Vitia do të jenë pjesë ngjarjeve kulturore e sportive që organizohen nga kjo komunë dhe anasjelltas artistët dhe sportistët nga Likova në ngjarjet që organizohen në Viti”, ka thënë Aliu. /2L ONLINE/
