DYLON

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” mbahet tryeza për enigmatikë dhe shpallen fituesit e garës për fjalëkryq dhe anagram

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” mbahet tryeza për enigmatikë dhe shpallen fituesit e garës për fjalëkryq dhe anagram
Avatar photo Redaksia

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës, ku është mbajtur tryeza për enigmatikë, që për temë ka trajtuar: “Ndihmesë për terminologjinë e gjëzakuptimit- enigmatologjisë”, si dhe janë bërë të ditur fituesit e garës për enigmatikë në përpilim të fjalëkryqit dhe anagramit.

Fillimisht, Shemsedin Kryeziu, në emër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, ka thënë se tani më janë bërë të rregullta organizimet e garave në enigmatikë apo të tryezave të ndryshme dhe edhe këtë vit po organizohen aktiviteteve në këtë fushë, ndihmuar nga Komuna e Gjilanit dhe si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”.

EkoHigjiena

Përndryshe, kjo Shoqatë dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, kësaj here organizoi garat në një variant më ndryshe duke e bërë konkurruese garat në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit, sipas kritereve të përcaktuara nga organizatori.

Shoqata paraprakisht shpalli konkurs me korrespondencë për zgjidhje e gjëzave (fjalëkryq dhe ndërrimor-anagramë), ku garuesit kishin për detyrë përpilimin e fjalëkryqit me dimensione 10/12  me një fjalë obligative – NDRE MJEDA dhe një ndërrimori  nga fjalët: “ENIGMATIKA PËR FLAKËN E JANARIT“ ( 27 shkronja).

Punimet i dërguan 16 garues, prej tyre 16 fjalëkryqe dhe dhjetë(10) ndërrimorë. Në propozicionet e garave kërkohej zbatimi i rregullave të gjuhës shqipe, drejtshkrimi, gramatika dhe ato enigmatologjike. Prej 16 garuesve, tre prej tyre u lanë jashtë konkurrence për shkaqe etike dhe përkatësia kategorisë së juniorëve.

Juria e Shoqatës në përbërje: Zijadin V.Hasani, kryetar, Xhelel Selmani dhe Shemsedin Kryeziu, anëtarë, në vlerësimin e punime të arritura u bazuan në kriteret  e njohura të vlerësimit siç janë : gjatësia mesatare e fjalëve, numri i katrorëve të zinj, numri i togjeve – bashkëtingëlloreve dhe zanoreve, sonoriteti (tingullima) i fjalëve, përdorimi i germave „të vështira“( zh, rr, th nj, dh..), bardhësia e diagramit, fjalët e panjohura, germat e izoluara dhe përshtypja e përgjithshme, pas vlerësimit të tërësishëm të punimeve u bë kjo renditje:

Juria bëri këtë renditje:

Çmimet për Fjalëkryq: Mensur Mamuti, 287 pikë (vendi i parë), Skender Tullumi, 264 pikë (vendi i dytë) dhe Rexhep Hasani, 230 pikë, (vendi i tretë)

Renditja në sajim të ndërrimorit (anagramës) – Çmimet: Azem  Çerkini, vendi i parë, Mensur Mamuti, vendi i dytë dhe Sadri Husmani, vendi i tretë.

Përndryshe, në tryezë foli Zijadin Hasani i cili tha se enigmatologjia në përgjithësi, por edhe ajo shqiptare është lëmi relativisht e re dhe ende nuk kemi shkrime as hulumtime të njohura për nivelin e zhvillimit të saj, e mos të flasim për terminologjinë shqiptare të gjëzave në përgjithësi.

‘Shkëndijat e hershme të emërtimit të gjëzave në shqip  i gjemë në libra, revista e gazeta të periudhave të ndryshme , të dhëna të vlefshme  për emërtimin e gjëzave në gjuhën tonë jep një libër me gjëza “Lodra dhe zbavitje”,  i autorit Sotir Qirjaku, i botuar më 1958 në Tiranë, pastaj “lojëra zbavitëse”,, Arian Çika – 1983,  Tiranë, “Fjalori i Enigmatikës 3”, Zijadin Hasani, 1994 – Gjilan, pastaj “Enigmatika – figurat kombëtare (monografi):, Mensur Mahmuti, 2020 – Tetovë, “222 ditë me fjalëkryqet e Xh. Ruhanit”, Xhevat Ruhani, 2023 Prishtinë…”, ka thënë ndër tjerash Zijadin Hasani.

Ai tha poashtu se edhe Revista Horizonti (1981 – 2025), ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshëm  me terminologjinë enigmatike shqiptare, pastaj ndihmëse dhanë edhe revista tjera për enigmatikë botuar në Kosovës, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Hasani ka sqaruar më pas disa terma që nevojiten për të gjithë ata që merren me enigmatikë ose u intereson enigmatika.

Mensur Mamuti nga Tetova pati disa propozime në lidhje me terminologjinë ose shqipërimin e llojeve të gjëzave apo edhe termave tjerë në fushën e enigmatikës.

Ai u ndal te fjalët që përdorën në fjalëkryqet, për dy-shkronjat që janë pasuri e jona e shtoi se duhet pasur kujdes fjalët që përdorën nëpër fjalëkryqe, por kërkoi kujdes edhe në përpilimin e enigmave tjera si në rebuse…

Islam Zuzaku kërkoi t’i kushtojmë rëndësi kategorive gramatikore, e Xhelal Abrashi u ndal në krahasimin e gjëzëtarisë që botohet në Shqipëri dhe Kosovës, domosdoshmërinë që të respektohen rregullat në përpilimin e enigmave.

Xhelil Rrahmani tregoi që merr pjesë nëpër gara dhe përmendi se ka rastisë të fjalë që nuk i ka kuptuar andaj kërkoi kujdes gjatë përpilimeve, derisa Rasim Vllasaliu o fokusua te botimi i Horizontit qysh në fillet e saja, por edhe sot, e Nevzad Isufi tha se enigmatika duhet të përkrahet sepse kjo fushë duhet të vazhdojë se ka vlerës e saj.

Në tryezë kontribuuan edhe Ekrem Krasniqi, Skender Sadiku, Muhamet Halili, e të tjerë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.