DYLON

Në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka deklaruar se në ngjarjet politike nuk mund të ndikohet pa pjesëmarrje në to dhe ka shtuar se problemet nuk mund të zgjidhen me bojkotim zgjedhjesh.

“Duhet që përmes përfaqësuesve tanë të përfshihemi në zgjidhjen e problemeve shumë të ndjeshëm jetësorë edhe pse kjo gjë po ecën vështirë”, ka thënë Halimi për agjencinë FoNet, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se si deputet në Kuvendin e Serbisë në tri mandate nuk ka gjetur asnjë bashkëbisedues që të kishte durim ta dëgjonte përfaqësuesin legjitim të shqiptarëve dhe që bashkërisht të zgjidhen problemet.

Ai ka shtuar se në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare dhe pa këshillime me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve. Nuk ka program, punohet ad hoc dhe në fund kryetarët e komunave vetëm duhet të përkrahin atë që është bërë.

Halimi ka thënë se si deputet nuk ka dashur të pranojë një logjikë të tillë pune dhe se tash e tri vjet nuk merr pjesë në punën e atij Trupi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.